Regjisori Tarantino bëhet me yll në “Walk of Fame” (FOTO)(VIDEO)

tarantino.jpg1Vetëm disa ditë para Krishtlindjes ka dalë filmi i ri i regjisorit Quentin Tarantino, “The Hateful Eight”. Ndërsa, vetë regjisori ka marrë një yll në Hollywood “Walk of Fame”.

Gjatë ceremonisë së zbulimit të yllit ai shoqërohej nga kasti i aktorëve të filmit të tij të fundit, përfshirë këtu edhe Samuel L. Jackson.

Regjisori Tarantino me këtë rast tha se ishte shtatë vjeçar kur e kishin dërguar në “Chinese Theatre” për të shikuar filmin “Butch Cassidy and the Sundance Kid”.

“Kjo është me të vërtetë e bukur, u bëra i madh”, tha regjisori duke bërë shaka gjatë fjalës së tij në ceremoni. “Kjo është një ditë e vërtetë bukur”, shtoi ai.

Loading...