Regjistrohen trefish më pak nxënës shqiptarë se maqedonas

Për përfshirjen e të gjithë nxënësve të cilët kanë përfunduar arsimin fillor gjatë vitit shkollor 2017/2018 me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019, është paraparë numër i mjaftueshëm i vendeve të lira edhe atë : 24 915 në gjuhën maqedonase, 10 020 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 vende në gjuhën serbe, përkatësisht gjithsej 35 921 vende të lira për nxënësit në të gjitha shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë, njofton MASH.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në një afat regjistrimi, me dy paraqitje në muajin qershor.

Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve u realizua më 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor 2018.
Testimi kualifikues do të realizohet më 22 qershor 2018 , në SHMMQSH “ Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup ( drejtimi – motër medicinale – shëndetësi për paralelet me mësim në gjuhën maqedonase) dhe në shkollat e mesme në të cilat realizohet plan programi mësimor për – Art.
Në shkollat në të cilat do të realizohet testim kualifikues listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen në 25 qershor 2018 .

Pas publikimit të rang listës me rezultatet e regjistrimit, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë, janë të obliguar që në afat prej 48 orëve të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar në shkollë.

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 28 qershor 2018 , ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 29 qershor 2018.

Shkollat për paraqitjen e dytë mund të ulin numrin e pikëve sipas Konkursit më së shumti deri në 10 pikë në përjashtim të drejtimit gjimnaz, drejtimit ekonomi – juridik dhe tregti dhe drejtimit shëndetësi.

Shkollat janë të obliguara që me Konkurs intern për paraqitjen e dytë të theksojnë minimumin e pikëve të përcaktuara ku nxënësve do t′iu mundësohet të konkurrojnë për regjistrim në planin dhe programin e caktuar mësimor. Publikimi i pikëve minimale duhet të bëhet më 25 qershor 2018 për paraqitjen e dytë.

Ulje të pikëve nuk do të ketë në Gjimnaz, drejtimin ekonomi – juridik dhe tregti si dhe drejtimin shëndetësi.

Për nxënësit të cilët dërgohen në provim përmirësues, provim të vitit, provim për avancim më të shpejtë, organizohet afat i dytë në muajin gusht, në shkollat ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të realizohet në 23 gusht 2018 ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve do të publikohen më 24 gusht 2018.

Nga dokumentacioni i dorëzuar nëpër shkollat e mesme për numrin e nxënësve që janë paraqitur dhe regjistruar në afatin e parë, si dhe për numrin e vendeve të lira për paraqitjen e dytë ( 28 qershor 2018) janë marrë këto të dhëna:

Në paraqitjen e parë janë paraqitur gjithsej 17 590 nxënës:

• 12 872 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase ,
• 4 433 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 266 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
• 19 përsëritës .

Pas paraqitjes së parë janë regjistruar 11 697 nxënës prej të cilëve

• 9 167 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
• 2 401 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 110 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
• 19 përsëritës.

Sipas llojit të arsimit, në paraqitjen e parë janë regjistruar gjithsej:

• 4 873 nxënës në Gjimnaz :
 3 886 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,,
 931 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 56 nxënës me mësim në gjuhën turke .

• 6 462 nxënës në drejtimin profesional :
 4 959 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 1 430 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 54 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
 19 përsëritës.

• 208 nxënës në Akademinë e sporti edhe atë:
 200 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,,
 8 nxënës me mësim në gjuhën shqipe.
• 154 nxënës në Gjimnazin për sport edhe atë :
 122 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 32 nxënës me mësim në gjuhën shqipe.

Vende të lira për paraqitjen e dytë kanë mbetur gjithsej për 24 086 nxënës edhe atë:

• 15 626 vende të lira me mësim në gjuhën maqedonase,
• 7 522 vende të lira me mësim në gjuhën shqipe ,
• 874 vende të lira me mësim në gjuhën turke ,
• 34 vende të lira me mësim në gjuhën serbe dhe
• 30 vende të lira për përsëritës.

Vende të lira sipas llojit të arsimit për paraqitjen e dytë :

• Në Gjimnaz 6 068 vende të lira edhe atë :
 3 422 për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 2 259 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe ,
 350 për nxënës me mësim në gjuhën turke ,
 34 për nxënës me mësim në gjuhën serbe dhe
 3 për përsëritës .

• në arsimin profesional 17 900 vende të lira edhe atë :
 12 122 për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 5 227 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 524 për nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
 27 për përsëritës.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar – Gjimnaz në :

– SHMQSH Gjimnazi “ Josip Broz Tito” – Qyteti i Shkupit (në gjuhën maqedonase);
– SHMQSH Gjimnazi “ Nikolla Karev” – Qyteti i Shkupit;
– SHMQSH Gjimnazi “ Orce Nikollov” – Qyteti i Shkupit;
– SHMQSH “ Georgi Dimitrov” – Qyteti i Shkupit;
– SHMQSH “ Rade Jovçevski Korçagin” – Qyteti i Shkupit dhe
– SHMQSH Gjimnazi “ Josip Broz Tito” – Manastir

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në drejtimin e shëndetësi:
– SHMQSH “Dr Pançe Karagjozov” – Shkup, për të gjitha drejtimet me mësim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, përveç në drejtimin sanitar medicinal- përkujdesës në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe;
– SHMKM “Dr. Jovan Kalauzi” – Manastir, në drejtimin motër medicinal në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;
– SHMK “Nace Bugjoni” – Kumanovë në drejtimin për motër medicinal në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;
– SHM K”Gjorçe Petrov” – Prilep drejtimi për motër medicinal në, , teknik fizioterapeutik dhe teknik laboratorik farmaceutike në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;
– SHMKO “Shën Cirili dhe Metodi” – Ohër në drejtimin për motër medicinal në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;
– SHMK”Niko Nestor” – Strugë në drejtim për motër medicinal në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;
– SH MK”Dimitar Vllahov” – Strumicë, drejtimi për motër medicionale ,teknik farmaceutik laboratorik dhe Teknik fizioterapik në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase
– SHMK “Nikola Shtein” – Tetovë në drejtimin për sanitar medicinal në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe;
– SHM “Jane Sandanski” – Shtip, në drejtimin për sanitar medicinal në paralelet në gjuhën maqedonase.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin ekonomik-juridik dhe drejtimin e tregtisë në:
– SHMT “Cvetan Dimov” – Shkup, në drejtimin për shitës në paralelet me mësim në gjuhën shqipe të mësimit;

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në drejtimin e e hotelerisë dhe turizmit në:
– SHMT “Kole Nehtenin” – Shtip, në drejtimin për kamarier- kuzhinier në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

Konkursi i regjistrimit të nxënësve ka përfunduar për shërbimet personale në:
– SHMT”Dimitar Vlahov” – Shkup, në drejtimin për perikuer në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;
– SHMT “Nikola Shtajn” – Tetovë, në drejtimin për teknik të kozmetikës në paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Konkurrimi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në drejtimin për elektroteknik në:
– SHMK “Niko Nestor” – Strugë në drejtimin për elektroteknik për teknologjinë kompjuterike dhe automatizimin në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

– SHMK”Kole Nedellkovski” – Velesnë drejtimin për elektroteknik për teknologjinë kompjuterike dhe automatizëm në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;
– SHMK “Nikola Karev” – Strumicë në drejtimin për elektroteknik për teknologjinë kompjuterike dhe automatizimin në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin e maqinerisë në:
– SHMK “Nikolla Karev” – Strumicë në drejtimin autoteknik –automekanik në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

Aplikimi dhe regjistrimi i dytë i studentëve do të bëhet më 28 qershor 2018 dhe rezultatet e regjistrimit dhe të vendeve të lira do të publikohen më 29 qershor 2018.

Loading...