Ambasadorja e re e e Britanisë në Maqedoni, Rejçell Gallovej sot ia ka dorëzuar letrat akreditive presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Në takimin me Ivanovin, ambasadorja Gallovej ka theksuar mbështetjen britanike për Maqedoninë dhe lidhjet bilaterale mes dy vendeve.
“Dyja vendet kanë partneritet të afërt dhe afatgjatë. Do të vazhdojmë t’u japim mbështetje të fuqishme qëllimeve strategjike të Maqedonisë dhe integrimit të saj euroatlantik. Me padurim pres të punoj në çështjet që e forcojnë sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin dhe prosperitetin”, ka thënë Gallovej.
Rajçell është e martuar me Tomas Gallovej dhe kanë dy fëmijë.

Loading...