Gjatë shtatzënisë, trupit tuaj i nevojiten vitamina dhe minerale shtesë për ju dhe beben tuaj e cila rritet.

Marrja e përditshme e vitaminave para shtatzënisë do t’ju sigurojë nga mungesa e tyre gjatë kohës së ngjizjes, gjatë shtatzënisë dhe ushqimit të bebes me qumësht gjiri, transmeton Telegrafi.

Rutina ditore duhet të nënkuptojë më së paku 400 mcg thartira folike, në mënyrë që t’i pengoni defektet e sistemit nervor, të cilat zhvillohen në 28 ditët e para të shtatzënisë – para se edhe të konstatoni që menstruacionet ju vonohen.

Cilat vitamina dhe minerale ju janë të nevojshme?

Thartira folike

Thartira folike merret me sintezën nga folatet e vitaminës B, e cila gjendet në perime gjethore.

Disa vitamina prenatale të cilat kanë 800 mcg thartirë folike, të cilat janë të lejuara dhe ndihmojnë në preventivën e defekteve te të porsalindurit.

Nëse keni pasur shtatzëni më parë në të cilën kanë ndodhur defekte të ngjashme, mase ju nevojiten edhe sasi më të mëdha të thartirës folike sesa është e zakonshme (këshillohuni me mjekun tuaj).

DHA

Dëshironi bebe më të mençur? Shumë vitamina prenatale përfshijnë DHA-në (acidi docosahexaenoic), omega-3 yndyrore e ngopur e thartirës, e cila nxit zhvillimin e trurit dhe syve të bebes. Salmoni, arrat dhe farat e lirit janë burime të mira të yndyrave omega-3.

Vitamina D

Ju nevojiten 600 IU/në ditë vitaminë D gjatë shtatzënisë. Shumica e preparateve të cilat përdoren gjatë planifikimit të shtatzënisë kanë 400 IU, kështu që ju nevojiten burime plotësuese. Sasitë e tepërta të vitaminës D nuk janë të mira, prandaj mos e kapërceni sasinë prej 2.000 IU deri në 4.000 IU në ditë.

Kalciumi

Kalciumi ju ndihmon në mbrojtjen nga humbja e dendësisë së eshtrave gjatë shtatzënisë – është më se i nevojshëm kur në ju rritet edhe një skelet! Merrni 1000 mg në ditë. Nëse produktet e qumështit nuk i preferoni, hani ushqim të pasur me kalcium, siç janë brokoli, lulelakra, fasulja dhe portokalli.

Vitamina B6

Nuk është lehtë të jesh e ndjeshme! Vitamina B6 ju ndihmon te zbutja e krupës (neverisë) në stomak, shkencëtarët rekomandojnë rreth 50 mg vitaminë B6 në ditë.

Hekuri

Nëse jeni të prira të keni anemi, zgjidhni suplementin me nivel më të lartë të hekurit, mirëpo duhet ta dini që hekuri mund të shkaktojë krupë dhe kapsllëk. Nëse nuk jeni anemike, merrni më së paku 25 mg në ditë. Mund ta gjeni në mishin e kuq, në mishin e peshkut, në fasule dhe bizele, si edhe në lëngun e kumbullave të thara. Më mirë do të absorboni hekurin kur hani ushqim të pasur me vitaminë C, siç janë domatja dhe agrumet.

Cilat sasi të vitaminave dhe mineraleve janë të nevojshme?

Thartira folike – 400 mcg; Vitamina D – 400 IU; Vitamina C – 70 mg; Vitamina B12 – 6 mcg; Vitamina E – 10 mg; Tiamina – 3 mg; Riboflavina – 2 mg, Niacini – 20 mg; Zinku – 15 mg; Kalciumi -200 deri 300 mg; Hekuri – 27 mg. /Telegrafi/

Loading...