Kulturë

Remi Emërllahu, flautisti shqiptar në Gjenevë që po mahnit zviceranët (video)

remi

 

Origjina e babait të tij është nga fshati Stubëll i Vitisë, mirëpo Remi Emërllahu ka lindur në Gjenevë. Ky djalosh për momentin është një ndër flautistët më të mirë të gjeneratës  së re në Gjenevë, kurse dal ngadalë po ngjitet drejt majave të suksesit në mbarë Zvicrën.

“Jam krenar me prejardhjen time shqiptare, kurse babin tim Rufkiun e kam një ndër mbështetësit më të mëdhenj për ndërtimin e karrierës. Një nga gjërat që më motivon më së shumti drejt suksesit është që t’i dëshmoj shoqërisë së këtushme se shqiptarët janë popull me vlera, e jo ashtu siç paragjykohemi”, thotë për Gazetën lajm, flautisti Remi Emërllahi.

Për punën dhe talentin e Remit kanë fjalë të mira edhe profesorët e tij, të cilët thonë se ai është djalosh i zgjuar jo vetëm si flautist, por edhe në lëndët tjera shkollore.

Babai i tij Rufkiu thotë se mburret me suksesin e Remit, kurse shpreson që së shpejti me sukseset e tij të mburren edhe gjithë shqiptarët në Zvicër, Kosovë, e gjetiu.

Remi duke ushtruar në Kosovë gjatë pushimeve verore

 

 

To Top