Në renditjen më të re të FIFA-s, e cila është publikuar sot, kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbesin aty ku ishin muaj më parë. Kosova mbetet në vend të 141-të me 1080 pikë të përgjithshme (197 pikë e përparshme), kurse Shqipëria ishte e 58-ta dhe aty është edhe tani me 1384 pikë të përgjithshme (538 pikët e përparshme). Maqedonia gjendet në vendin e 70-të, një vend më lartë se muajin e kaluar. Kuqeverdhët ndajnë vendin me Arabinë Saudite me nga 1336 pikë.

Në krye të ranglistës është Franca, kampion i botës me 1726 pikë, e ndjekur nga Belgjika. Kombëtarja e Zvicrës që kishte në përbërje në kampionatin e fundit botëror, si futbollistët Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili, renditet në vend të tetë me 1597 pikë. Në top 10-she gjenden: Franca 1726, Belgjika 1723, Brazili 1657, Kroacia 1643, Uruguai 1627, Anglia 1615, Portugalia 1599, Zvicra 1597, Spanja 1580, Danimarka 1580, Argjentina 1574 pikë.

Loading...