Renea ekzekuton me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifa. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për më shumë se 5 orë. 35-vjeçari ishte ushtar i forcave të këmbësorisë greke, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.
KOSTANDINOS KAÇIFA KA QËLLUAR ME ARMË ZJARRI NË AJËR E MË PAS MBI POLICINË. FORCAT RENEA JANË VËNË NË NDJEKJE TË TIJ. NË FAQEN E MALIT MBI DEPON E UJIT TË FSHATIT BULARAT, SHTETASI KOSTANDINOS KAÇIFA ËSHTË LOKALIZUAR NGA FORCAT SPECIALE. FORCAT RENEA I KANË BËRË THIRRJE TË HEDHË ARMËN DHE TË DORËZOHET, POR SHTETASI KAÇIFA NUK I ËSHTË PËRGJIGJUR THIRRJES SË HERËPASHERSHME TË POLICISE, POR KA HAPUR ZJARR ME ARME DUKE RREZIKUAR SERIOZISHT JETËN E EFEKTIVEVE EDHE PËR SHKAK TË TERRENIT KU MUNDËSIA E MBROJTJES ISHTE E ULËT. FORCAT RENEA JANË KUNDËRPËRGJIGJUR DHE GJATË SHKËMBIMIT TË ZJARRIT KA MBETUR I VARË SHTETASI K. KAÇIFA.

Njoftimi i policisë së Gjirokastrës
Konstantinos Kacifa ka hyrë në Shqipëri ne date 2 tetor, ndërsa në ditët e fundit kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin Bularat. Ai kishte paralajmëruar në Facebook, sulmin ndaj Policisë pasi bënte thirrje kundër shqiptarëve. Gazetari i Report Tv, Piro Nase thotë se fjalët e fundit të grekut, para se të vritej nga RENEA kanë qenë; Rroftë Greqia, rroftë helenizmi.
Kronologjia e ngjarjes
Rreth orës 10:00 të ditës së sotme në fshatin Bularat në njësinë administrative Dropull në Gjirokastër pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, ekstremisti grek qëlloi me breshëri duke harxhuar një karikator kallashnikovi drejt policisë dhe 4 plumba kanë kapur makinën, por fatmirësisht efektivët që ishin të shpëtuan pa u lënduar.
Menjëherë pas këtij episodi dhjetëra forca RENEA, të ndihmuar nga dy helikopterë dhe një dron kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Operacioni zgjati për afro 6 orë, ndërsa 35 vjeçari grek nuk ka pranuar të dorëzohet por ka hapur sërish zjarr ndaj policisë, duke rrezikuar si banorët e zonës por edhe efektivët e policisë. Ekstremisti grek u ka kërkuar bashkëfshatarëve që qëndronin në lokal që të largoheshin pasi aty do të kishte përplasje me armë, çka nënkupton që ky sulm ka qenë i paralajmëruar nga ana e të riut.
Sipas po të njëjtave dëshmive, Konstatinos Kacifas kishte vendosur flamuj grek në të gjitha shtyllat e fshatit, për të festuar “JO”-në festën kombëtare të Greqisë dhe ditën e sotme, me veshje ushtarake ishte ulur në këtë lokal për të vënë në zbatim edhe planin e tij. Ai rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 2 tetor nga pika kufitare e Kakavijës dhe prej asaj dite, dyshohet se ka thurur planin e vënë në zbatim pikërisht sot, në ditën e festës kombëtare të Greqisë.
Në momentin e ngjarjes, 35 vjeçari ka qenë me veshje ushtarake, ndërsa kapelja kishte simbolet e një batalioni këmbësorie të forcave speciale greke. Ushtari grek në një prej fotove duket edhe me disa të rinj të tjerë të armatosur me veshje ushtarake. Konstatinos Kacifas kishe prirje të theksuara ekstremiste. Në rrjetin social Facebook, ai shpesh publikonte foto me flamurin e Vorio Epirit dhe bënte thirrje ekstremiste. Të shumtat e fotove që ai postonte në facebook ishin me veshje ushtarake greke dhe në krah mbante flamurin e Greqisë.
Në një tjetër status në facebook Konstatinos Kacifas shkuran:
“Rama dhe Tsipras nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Të jeni të sigurtë. Rinia e Vorio-Epirit nuk do të qendrojë duarkryq. Të gjithë grekët që jetojnë në Vorio-Epir, më 28 tetor duhet të japin një mesazh në një drejtim: Grek (Greqi) ose vdekje”.
Në një status tjetër ai thoshte: “Në detyrimin për të nderuar në 28 tetor të gjithë ushtarët tanë, në memorialin e Bularatit. Për memorien e të gjithë kombit grek, për lirinë që ata na dhanë, që i gjithë kombi grek të jetojë në shtëpi, me fëmijët dhe gratë tuaja”

Loading...