Në kuadrin e javës së 4-të, në LPFM, në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova dhe Makedonija GJP I ndanë pikët duke luajtur 1-1. bardhekaltrit mirë e nisën ndeshjen dhe përmes Sadikit në minutën e 9-të kërcënuan portën mysafire, por gjuatja e tij përfundoi në shtyllë. Disa minuta më vonë edhe Gafuri provoi, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Në minutën e 30-të, kapiteni Fisnik Nuhiu me gjuajtje të shkëlqyshme nga rreth 30 metra mposhti Jovanovskin për epërsi prej 1-0.

Pas golit të epërsisë, Renova pati edhe një mundësi shumë të mirë, por gjuajtja e Sadikit nga largësia përfundoi sërish në shtyllë. Këto raste të humbura sikur paralajmëruan dënimin për tetovarët, dhe në minutën e 36-t “luanët” me gol të bukur të Robsonit barazuan në 1-1.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e Beqirit dominoi në fushën e lojës, por gjuajtjet e Gafurit dhe Sulejmanit nuk ishin të rrezikshme.

Në javën e ardhshme, me 16 shtator për shkak të Ligës së Kombeve”, Renova është mysafire e Pobedës, kurse Makedonija GJP luan me Bellasicën në terren të vet.

Rezultatet, java e 4-t
Bellasica-Vardar 1-1
Renova-Makedonija GJP 1-1
Sileks-Pobeda 0-0
Rabotnicki-A.Pandev (ora 20:00)
Shkupi-Shkëndija (e diel, ora 16:00)

Renditja:Akademija Pandev 9 (-1), Vardar 8, Rabotnicki 6 (-1), Shkëndija 5 (-1), Sileks 5, Pobeda 5, Renova 4, Shkupi 2 (-1), Makedonija GJP 2, Bellasica 1 pikë.

 

Loading...