Renova e pa fat, pësoi në fund kundër Sileksit (Video)

Skuadra e Renovës ka përjetuar humbje të re në kampionatin e ri. Xhepcishtasit janë mposhtur nga Sileksi në Kratovë me rezultat 1-0 me një gol të pranuar në minutën e 88-të të ndeshjes, në kuadrin e javës së tretë.
Ka qenë Ivanov, i cili nga afërsia me kokë, mposhti portierin Kobetic për gëzim të madh në radhët e vendësve.
Tetovarët kanë bërë një ndeshje të mirë dhe nuk e kanë merituar humbjen, pasi kishin disa raste të mira shënimi, përmendim vetëm mundësitë e Jusufit dhe Abdulla, në pjesën e parë, por vendësit shpëtojnë. Pastaj po në këtë pjesë referi Eckovski është dashur të tregoj në pikën e bardhë, pasi me dorë në zonën e rreptësisë luajti mbrojtësi Desnic.

Pas javës së tretë, Renova mbetet në kuotën e tre pikëve, ndërsa në javën e ardhshme në Tetovë e pret Makedonija GJP.

foto;aberdzija.com

LPFM, rezultatet e javës së tretë

A.Panccev-Shkupi 1:0 (Ivanov 20’)
Pobeda-Rabotnicki 0:2 (Stjepanovic 6’ p., Petkovski 60’)
Sileks-Renova 1:0 (Ivanov 88’)
Vardar-Makedonija GJP 1-0 (Barsegjan 40’)

E hënë, ora 16:30
Shkëndija-Bellasica

Tabela: Akademija Pandev 9, Vardar 7, Rabotnicki 6, Sileks 4, Pobeda 4, Renova 3, Shkëndija 2 (-1), Shkupi 2, Makedonija GJP 1, Bellasica 0 (-1) pikë.

Loading...