Sport
11/12/2015 19:47:27

Renova, familje e madhe, shtroi darkë për futbollistët

darka

Sot në mbrëmje futbollistët e Renovës kanë qënë të gjithë së bashku në një darkë të shtruar nga klubi i Renovës. Kjo darkë ka ardhur menjëherë pas përfundimit të sezonit vjeshtor, shkruan gazeta “Lajm”.
Futbollisti i skuadrës bardhekaltër Burim Sadiki kishte publikuar në facebookun e tij një foto nga darka, ku kishte shkruar: “Renova, big family (Renova, familje e madhe).

Në restorantin e kompleksit “ReMall” ishte i gjithë klubi, edhe pronarët e klubit, Qenan dhe Shefki Idrizi, të cilët sigurisht janë ndarë të kënaqur me rezultatin e arritur në stinorin e parë të kampionatit.
Renova e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë, ku në 18 ndeshje shënoi 5 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje, duke grumbullar 20 pikë./lajm

To Top