Renova humbi derbin me Vardarin në Tetovë

Renova nuk ka arritur të përsërisë ndeshjen e javës së kaluar kur në Shkup mposhti Rabotnickin. Gjipspunuesit e kanë humbur derbin me Vardarin, në derbin  e javës së dytë të kampionatit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1, ku golin e vetëm e shënoi Tigran Barsegjan në minutën e 75-t. Pjesa e parë nuk pati raste serioze, duke përfunduar pa gola.

Në fraksionin e dytë, Ramadani pati një mundësi, por Gacevski arriti të mbrojë.

Renova në javën e ardhshme do të takohet me Sileksin në Kratovë, ndërsa Vardari e pret Makedonija GJP.

Loading...