Renova nuk ka arritur të mposhtë Sileksin në Tetovë, duke luajtur baraz 1-1. Mirëpo, vendësit mund të ankohen përse nuk fituan, ngase lëshuan disa raste të mira për shënim. Gjipspunuesit e nisën ndeshjen mirë kundër mysafirëve të cilët ishin orientuar në mbrojtje. Jusufi në minutën e 19-të u përpoq me thembër por topi për disa centimetra përfundoi jashtë portës. Katër minuta më vonë edhe Stojanovski gjuajti mbi portën e Stefanovic. Në minutën e 40-të Velija harkoi, por para Stojanovskit intervenoi mbrojtja e kratovasve. Një minutë më vonë edhe Silva nuk ishte i saktë. në finish të pjesës së parë Stefanovic ndali gjuajtjen me kokë të Mishkovskit. Tetë gjuajtje nga këndi ekzekutoi në pjesën e parë Renova.

Vendësit vazhduan me ofensivën e tyre edhe në pjesën e dytë të lojës. Drashkovic shpëtoi gol të sigurtë me kokë, kurse në të 56-ën goli I Mishkovskit u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Megjithatë, pasu këtyre rasteve të pashfrytëzuara pason dënimi. Në minutën e 68-të Aleksovski pas një kombinimi me Mbellën realizoi gol për 0-1.

Në minutën e 79-të më në fund Renova shënoi përmes Stojanoivskit dhe 1-1.

 

 

I njëjti lojtar në minutën e 81-të pati rast ideal, por nuk ia doli të shënojë. Në fund të lojës Kobetic i Renovës mbrojti një mundësi shumë të mirë të mysafirëve. Ndeshja përfundoi 1-1.

Loading...