Sport

Renova i merr pikë Rabotnickit në Shkup

RENOVA

Renova ka luajtur baraz pa gola kundër Rabotnickit në hapje të sezonit të ri në ligën e parë. Në stadiumin e Gjorce Petrovit, nëpër kushte të vështira për lojë, për shkak të vapës së madhe, të dyja ekipet nuk krijuan raste të shumta për gola për të ardhur deri te fitorja. Loja më shumë është zhvilluar në mes të terrenit, ndërsa ekipet fokusoheshin më shumë për të ruajtur portën e tyre të paprekur.
RABOTNIÇKI-RENOVA 0-0

Stadiumi në Gjorce Petrov, Refer:Stojance Stojanov.K verdhë:Herera (Rabotnicki), Mishkovski e Ramadani (Renova).

RABOTNICKI:Shishkovski, Rasho, Bilali, Sadiki, Herera, Trajcevski, Duranski, S.Sahiti (Kadriu ’68), Velinov, Markoski (82’ Todorov), Pogosjan (88’ Miovski).

 

RENOVA:Kobetic, Kostov, Neziri, Mishkovski, Velija (90’ Sadiki), Temelkov, Abdula, Gafuri, Nuhiu, Petkovski, (65’ Ramadani), Nafiu (57’ Jusufi)./lajm

To Top