Sport

Renova me tre mungesa të mëdha në Shtip

rabotnicki-renova-5

Fisnik Nuhiu, Emran Ramadani dhe Burim Sadiki nuk do të paraqiten në ndeshjen e Renovës kundër Bregallnicës në Shtip, të dielën prej orës 14:00.

Kryetrajneri, Qatip Osmani, ka konfirmuar se kjo treshe do të mungoj për arsye kartonësh.

“Në Shtip do të jemi pa tre futbollistët kyç, kapiteni Nuhiu, sulmuesi Ramadani dhe mesfushori Sadiki. Mirëpo, edhe pa këto tre lojtarë unë kam besim në lojtarët e mi. Kam gjetur zëvendësimet e tyre dhe shpresoj se do të dalim me rezultat të mirë nga kjo ndeshje”, u shpreh trajneri xhepcishtas.
“Për Bregallnicën kemi informata se janë konsoliduar mirë dhe ata do të përpiqen të na krijojnë telashe. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për cdo sfidë në Shtip dhe mendoj se kemi kapacitete të dalim me rezultat pozitiv”, tha në fund trajneri i Renovës, Qatip Osmani.
Në renditjen tabelore Renova mban vednin e gjashtë me 23 pikë, kurse Bregallnica në vendin e fundit me 11 pikë./lajm

Ndeshjet, java e 19-të
e diel, ora 14:00
Shkëndija-Sileks
Bregallnica-Renova
Vardar-Shkupi
Pobeda-Pelister
Makedonija GJP-Rabotnicki

Renditja:

1.Vardar 41

2.Shkëndija 37

3.Pelister 29

4.Rabotnicki 28

5.Sileks 24

6.Renova 23

7.Shkupi 16

8.Pobeda 15

9.Makedonija GJP 15

10.Bregallnica 11

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top