Renova, sot miqësore me Skënderbeun në Korçë, rikthehet Velinov

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri  2018/19 në Ligën e Parë të  futbollit vendor, skuadra e Renovës vazhdon përgatitjet e fazës së dytë në Ohër.

Ekipi krahas seancave të rregullta stërvitore sipas plan-programit të stafit teknik me në krye Jeton Beqirin, zhvillon edhe ndeshje  kontrolluese. Kështu që pas ndeshjes me Labunishtën, ekipi  të marten me fillim në ora 18:00,  në stadiumin e Korçës, do të përballet me Skënderbeun, kampionin e Shqipërisë.

Ndeshja në fjalë është një rast i mirëqë trajneri Beqiri t’u jepë rast të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, në veçanti prurjeve në merkator verore. Renovës së fundmi i është kthyer Stojanco Velinov.

Pra, Renova në këtë afat kalimtar ka angazhuar këta futbollistë: Fisnik Zuka, Miran Maksuti, Ylber Beqiri, Aleksandar Ristevski, Nikolla Pantoviq, Emran Rramadani, Alban Sulejmani dhe Stojançe Velinov nga ekipi i Rabotniçkit.

Ekipi deri në më 22 korrik, kur e përfundon  këtë faze të pëgatitjeve, do të zhvillojë edhe një kontrolluese me ekipin Struga Trim Lum. /Shaban Sinani/

Loading...