Kuriozitete

Reperi godet fansin e tij live në skenë (Video)

fans_1490018735-420554

Një reper gjerman është shfaqur në një video duke e rrahur një fans të tij përballë turmës live në skenë.

Ylli i hip-hopit “Kollegah” e ftoi fansin në skenë që të merrte pjesë në një betejë rep në qytetin e Leipzigut të shtunën.

Por pak pasi ai hip në skenë, fansi tenton që t’ia marrë syzet reperit, transmeton Gazeta Express.

Videoja dramatike, e incizuar nga një spektator, shfaq momentin kur reperi fillon ta godasë dhe shqelmojë fansin e tij.

https://youtu.be/4lt3pWIH6e8
To Top