Reportazh ekskluziv i Gazetës Lajm në Luginë: Serbët thonë nuk e japim Preshevën pa luftë (Video)

Gjatë vizitës në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, ku temë qendrore është korrigjimi i kufijve, ekipi i Televizionit Lajm ka anketuar edhe qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna. Ata refuzojnë të flasin para kamerës së një televizioni shqiptar, por larg objektivit të kamerës thonë se idejë për bashkimin e Lguinës së Preshevës me Kosovën është e parealizueshme dhe se serbët janë të gatshëm të luftojnë për Prehevën.
Edhe ish kryetari serb i komunës së Preshevës, Dragolub Filipovi, thotë për Gazetën Lajm se korrigjimi i kufijve gjithmonë sjell tensione dhe konflikte.
Sinkron, Dragolub Filipoviq, ish kryetar i komunës së Preshevës
Mirëpo kryetari aktual i komunës, Shqiprim Arifi, thotë se nuk ka nevojë për frikë te serbët. Ai thekson se serbëve të Preshevës në rast bashkimi me Kosovën do të ju garantohen të gjitha të drejtat nacionale dhe njerëzore. Poashtu rikujton se gjatë konfliktit të armatosur në Luginë, njësitet e UÇPMB-së në asnjë moment nuk kanë sulmuar civilët serbë.
Sinkron, Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës
Në Preshevë ka edhe shqiptarë që janë kundër korrigjimit të kufijve, ose shkëmbimit të territoreve. Shkaqet e tyre janë parimore, e jo etnike. Në mesin e tyre është edhe Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile shqiptare në Preshevë.
Sinkron, Valonm Arifi, aktivit i shoqërisë civile në Preshevë
Prej komunave të Luginës, në Preshevë jetojnë 5 për qind serbë, në Bujanoc rreth 30 për qind, kurse në Medvegjë tani janë shumicë. Megjithatë përfaqësuesit politikë të Luginës theksojnë se realiteti i ri etnik në Medvegjë është krijuar nën presion të shtetit serb dhe se pronarë të pjesës më të madhe të trojeve ende janë shqiptarët, që për shkaqe të ndryshme kanë qenë të detyruar të largohen në Kosovë.

Loading...