RIPAGËZIMI PËR HERË TË TRETË!!!

Republika e re Ballkanike – Nova Balkanska Republika
Ballkani ka qenë me shekuj i banuar nga Ballkanasit e vjetër si Ilirët, Maqedonët, Helenët dhe Thrrakasit. Edhe këta të kohës së tashme per rreth neve si Grekët, Shqiptarët, Sërbët dhe Bullgarët, me kulturat, gjuhët dhe fetë e tyre dëshmojnë jetën shumëshekullore në Ballkan dhe nën këtë Qiell.
Dhe ky shtet i ri me kët emër do të jet nyje dhe urë e bashkimit dhe paqës midis këtyre shteteve dhe popujve dhe popujve fqinjë.

Republika e Shkupit-Skopska Republika
(Shkupi (Scupi), Skopje, Üsküp)
Ky qytet ka një të kaluar shekullore sa i përket bashkëjetesës midis sllavomaqedonasve, shqiptarëve, turqve dhe popujve tjerë me kulturat dhe fetë e tyre fqinjësore dhe në paqë!

Republika Iliro-Maqedone – Republika Maqedono-Ilire
Republika Iliro-Sllave e Ballkanit

Që të tre emrat e lartëpërmendura janë të kuptimt, të arsyeshëm, të përkthyeshëm, të paanshëm dhe „PAQËSORË“.
Emra me porosi, dëshmi edhe gatishmëri për bashkjetesë fqinjësore dhe në paqë qytetare.

„ILIRIDA“
Më në fundë, nëse nuk ka mirëkuptim qoftë nga bashkshtetasit tanë Maqedon dhe tjerët, qoftë nga pala Greke apo edhe nga ndërmjetësuesit Europjane, atëherë për neve Shqiptarë emër dhe zgjidhje më të mirë se „ILIRIDA“ as nuk ka e as nuk mundë të ketë.
Duhet vetëm të këshillohemi me Bashkëkombasit tanë për ta marrë pëlqimin dhe pajtimin e tyre që ne si qytetarë të këtyre trojeve (të pa emër) të kemi fatin dhe nderin që ta trashëgojmë dhe ringjallim këtë emër shumë të lashtë pasardhës më të dëshmuar edhe shkencëtarisht jemi ne!

Është dashur, duhet dhe do të duhet që këto dhjetë partitë me deputetët, këshilltarët, zëdhënësit, zëvendësministrat, ministrat, kryeparlamentari dhe diplomatët pariak, pesë Qendrat e diturisë-Universitetet me gjithë studenteshat dhe studentët e mençur dhe të vyeshëm, Asistentë, Doktorë, Profesorë dhe Akademik, më shumë se 20 qendra televizive, lajmesh, portale dhe shtypi, tri përfaqësi fetare shqiptare këtë porosi dhe detyrë të shenjtë, ta kryejn me përgjegjësi dhe ndershmëri njerëzore!!!

Xhafer Ymeri, Basel, 26.05.2018

Loading...