Presidenti francez Hollande ka udhehequr nga Malta kryengritjën kundër homologut të ri amerikan Trump, duke i kërkuar që të mos përzihet në punët e brendshme të funksionimit të familjes europiane, raporton Top Channel.

Më i ashpër se Hollande u shfaq kancelari austriak, Kern i cili akuzoi SHBA-të si përgjegjësit kryesorë që kanë detyruar miliona refugjatë të lënë shtëpitë e tyre më ndërhyrjet jo të matura ushtarake në Siri dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme apo Afrikës Veriore.

Kern u tha liderëve europianë në Maltë se “ne duhet t’i shohim vendet myslimane si aleate në luftën ndaj islamizmit radikal dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Akuzat ndaj Trump gjetën mbështetje nga shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, e cila tha se Europa është kundër mureve, telave me gjemba dhe ndalimeve masive të lëvizjes mes shteteve.

Ndonëse kancelarja Merkel u shfaq diplomatike ndaj Trump, komisioneri gjerman Gunther Oettinger  tha se BE nuk do ta lejojë Presidentin amerikan të bëjë lojën e tij duke përçarë liderët europianë në qëndrimet themelore ndaj emigracionit, mbrojtjes kolektive dhe tregtisë botërore dhe vetëEuropën në tërësinë e saj.

Sinjal i ashpërsimit të marrëdhënieve është edhe bllokimi i kandidatit të Trump për ambasador në Bruksel, Ted Malloch. Presidentin Trump e shohin si një shembull për t’u marrë lideret në Poloni, Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki.

Eshtë që nga koha e luftës në Irak që Europa nuk përjeton një tension të tillë me aleatin historik. Trump ka deklaruar se ishte kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

Nga Malta azilkerkuesit kanë marre lajmin e keq se tanimë do të strehohen në Libi, Egjipt dhe Algjeri, ku do të presin fatin e kërkesave të tyre për azil politik në BE.

Loading...