Revoltë në PSP: Gjykata po e mbron Ejup Halimin e BDI-së, më shumë se Gruevskin?

Burime të afërta me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) thonë se gjykata po bën obstruksione të vazhdueshme në procesi gjyqësor kundër dy zyrtarëve të BDI-së që dyshohen për manipulime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2014 në Çair.
Këto burime kanë folur ekskluzivisht për Gazetën Lajm, duke thënë se brenda PSP-së po shtohet revolta nga mënyra se si gjykatësja po e udheheq kete rast.

“Gjykatësja po tregon tolerancë të shtuar ndaj tyre. Nëse vazhdon kështu nuk e dimë se kur do të përfundojë rasti. Duhet të merret shembull nga gjykatësja Kacarska në rastin ndaj ish kryeministrit Gruevski. Nuk mundet gjykata të arsyetojë çdo kërkesë të Ejup Halimit për mungesë. Edhe Gruevski është ende deputet, por Kacarska u tregua shumë më parimore dhe më këmbëngulëse”, thonë këto burime, duke insistuar në anonimitet.

Këto burime thonë se PSP do të kërkojë mënyra dhe forma për tejkalimin e pengesave.
“Dëshmitë kundër tyre janë të qarta dhe të pamohueshme, andaj çdo zvarritje e mëtejme e rastit është e panevojshme”, kanë thënë këto burime.

Loading...