Maqedoni

Revoltohen banorët e Kondovës: Ministrat e BDI-së dhe Qeverisë erdhën veç për fotografi

kondov

Mali mbi fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit sonte vone është përfshi nga flakët. Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit duke rezikuar kështu edhe shtëpit. Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryen po përhapet me shpejtësi të madhe.

Ndërkohë, shumë banorë të Kondovës dhe të Komunës së Sarajit kanë kritikuar ashpër mosprezencën e autoriteteve kompetente për shuarjen e zjarrit në momentet kyçe teksa ata luftonin me zjarrin, madje ata kanë thënë se vetë kondovasit së bashku me banorët e tjerë të Sarajit kanë arritur të parandalojnë zjarrin e madh me forcat e tyre, ndërsa pasi është shuar thuajse tërësisht zjarri, disa Ministra të BDI-së, së bashku me kreun e Komunës së Sarajit poashtu nga radhët e BDI-së, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të realizuar fotografi para mediave.

“Eshtë tragjike dhe irrituese se si fuksionarët e BDI-së nuk vijnë të ndihmojnë kur ishim më në zor, por erdhën në momentet e fundit pasi u shua zjarri vetëm për fotografi”, tha banori S. I, nga Kondova për Almakos.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top