Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili para mediave ka deklaruar se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë lehtësues i Deklaratës së partive politike shqiptare, sepse, siç thotë ai, njëra parti e cila tash ka edhe grup parlamentar në Kuvend nuk ka dashur t’i përgjigjet thirrjes së Ali Ahmetit, raporton Lajm TV.

Deklarata e partive politike shqiptare është vënë në shënjestër të VMRO-DPMNE-së e cila këtë Deklaratë po e quan të Tiranës dhe si e tillë të papranueshme për cfarëdo përbërje qeveritare të Republikës së Maqedonisë.

Deputeti Ismaili vlerëson se VMRO po e keqpërdor të drejtën parlamentare. Sipas tij,  VMRO po shfrytëzon zbrazëtirat në Rregulloren e Kuvendit.

“Në këtë krizë humbin të gjithë qytetarët e këtij vendi. Me bllokimin e Kuvendit bllokohet i gjithë shteti”, ishte decid deputeti Ismaili, në pyetjen e Lajm se kush po humb më shumë në këtë krizë.

“Ne në të kaluarën e kemi shfrytëzuar të drejtën e bllokimit të Kuvendit, por e kemi përdor në raste konkrete, tek ligjet, kur kemi konstatuar se ligjet janë kushtetuese. Ne mendojmë se BDI gjithnjë ka qenë parti që ka respektuar institucionet, praktikat e mira dhe procedurën”, tha Ismaili.

Ai mendon se e vetmja çështje që e debllokon këtë situatë është marrëveshja mes liderëvë të partive apo subjekteve parlamentare.

“Besoj se kështu nuk mund të vazhdohet, patjetër duhet të gjinden mekanizma për debllokimin e Kuvendit”, tha mes tjerash Ismaili.

 

 

Loading...