Intervista

Rexhep Selimi: Shqiptarët e Maqedonisë meritojnë mbështetje më të madhe

rexhep-selimi-265x160

Në një intervistë ekskluzive për portalin Lapsi.mk deputeti i Lëvisjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi ka folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë, Ali Ahmetit e Menduh Thaçin…

Destan JONUZI

Lapsi.mk: Zoti Selimi, Kosova po përballohet me shumë sfida, përderisa ju thoni se ekonomia ngec pushteti thotë se Kosova po zhvillohet ekonomikisht. Cili është opinioni juaj?

Rexhep Selimi: Opinion yne është ai i qytetarëve të Kosovës të cilët përditë e më shumë po e përjetojnë përkeqësimin e gjendjës së tyre ekonomike e socioale. Ekonomia po ngec deri në kufijt e kolapsit, gjendja ekonomike e sociale e qytetarëve po përkeqësohet, e ardhmja e tyre përditë e më shumë po bëhet e pa sigurtë, e në ndërkohë qeveria proklamon zhvillim! S’do mend që edhe qeveria e di gjendjen por po përpiqet të mbijetojë mbi mashtrimin që po mundohet t’ua bëjë qytetarëve.

Lapsi.mk: Nga analistë të njohur vendorë dhe të huaj, është konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje! do të fitojë zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, qofshin ato të rregullta ose te parakohshme. Pajtoheni me këtë?

Rexhep Selimi: Levizja Vetëvendosje! e ka mbjellur fitoren e saj në rrugën e saj të drejtë, në sakrificën dhe aktivitetin e saj për shumë vite, në protesta e demostrata, në sheshe të qyteteve e në Parlament, në arrestime e burgosje të aktivistëve të saj… Lëvizja Vetëvendosje do ta korrë fitoren sepse e ka mbjellur atë. Prandaj askush të mos befasohet që ka ardhur koha e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje!

Lapsi.mk: Mendoni se këtë rrugë do ta vështiresojë të qenit jashtë Lëvizjes Vetëvensosje! AAK dhe NISMA?

Rexhep Selimi: Bashkëveprimi opozitar ka rezultuar i sukësesshëm në disa tema dhe në disa situata të rëndësishme. Sidoqoftë në jemi subjekte të ndara dhe të ndryshme. Ajo që na ka bashkuar dje na bashkon edhe sot; kundërshtimi i marrvëshjeve për Zajednicën dhe atë për demarkacionion e kufirit me Malin e Zi. Sidoqoftë sa më të bashkuar aq më e shpejtë do të jetë fitorja për të cilën bashkohemi.

Lapsi.mk: Cili është projekti që Vetëvensosje! do ua ofrojë shqiptarëve të Kosovës për ta ndryshuar këtë gjendje në të cilën gjenden?

Rexhep Selimi: Projekti që ofron Lëvizja Vetëvendosje! për ta ndryshuar këtë gjendje në të cilën gjendemi është Alternativa e saj Qeverisëse dhe vendosshmëria jonë për ta bërë realitet ndryshimin. Në Alternativën tonë qeverisëse ne e kemi te saktësuar rrugën tonë të ndryshimit.

Lapsi.mk: Ju angazhoheni për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë?

Rexhep Selimi: Ne angazhohemi, e kemi në program dhe në qëllim tonin bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një shtet. Hapi i radhës, por jo i fundit, do të ishte bashkimi i dy shteteve shqiptare që do t’i hapte rrugë bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm në trojet e veta.

Lapsi.mk: Nëse realizohet kjo, atëherë çfarë ndodh me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës etj. Integrimi i tyre parashikohet me dhënien e pasaportave dhe shtetësisë së Shqiperisë. A e mbështetni edhe këtë ide?

Rexhep Selimi: Shqiptarët kudo që jetojnë ne trojet e veta jashtë teritorit të Republikës së sotme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duhet të kenë mbështetjen që edhe ata ta kenë të drejtën e bashkangjitjës në trungin e tyre kombëtar. Vetem një pasaport, që ende s’e kanë, nuk mjafton që ata të realizojnë të drejtën e tyre për bashkim kombëtar.

Lapsi.mk: Cili do ishte vlerësimi juaj për eksponentët politikë shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi?

Rexhep Selimi: Ata kanë pasur dhe kanë rastin të bejnë më shumë për shqiptarët të cilët i përfaqësojnë. Normalisht, dallimet e tyre politike janë deri në atë nivel sa e kanë rrezikuar seriozisht të ardhmen e shqiptarëve në Republiken e Maqedonisë. Sidoqoftë, prapë se prapë, për mua nuk janë të njëjtë! Por, nga pozicioni i një deputeti në Kuvendin e Kosovës nuk me lejohet të mbaj anë, edhe nësë ajo ekziston në përcepcionet tona personale.

Lapsi.mk: Mendoni se partia e zotit Ahmeti, e cila është pjesë e qeverisë së Maqedonisë punon mjaftueshëm për shqiptarët?

Rexhep Selimi: Asnjë parti e ndarë nuk mund të bëjë mjaftueshëm për shqiptarët atje përderisa nuk bashkohet faktori politik shqiptar. Kjo nuk nënkuton që ata domosdoshmërisht të kenë një parti të vetme, por duhet që të kishin një qellim të vetëm, shpëtimin dhe mirëqënien e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedinin e sotme.

To Top