Armir Idrizi
Sapo janë mbyllur vendvotimet, kanë arritur shuplakat e para nga ndërkombëtarët për disa parti politike. Shuplakat kanë qenë mjaft të rënda dhe u janë dhënë atyre që kanë bashkëpunuar fshehurazi me VMRO-DPMNE-në dhe me Ivanovin kund referendumit. Nga goditjet e fuqishme, përfaqësues të një partie politike shqiptare janë munduar që fajin të ja hedhin partive tjera për rezultatin e dobët. Mirëpo kanë mbetur të shtangur kur janë pyetur se pse në Kërçovë, bastionin e tyre, rezultatet kanë qenë aq të dobëta. Kjo i ka lënë pa fjalë. Priten shuplaka të reja nga ndërkombëtarët edhe më të fuqishme se ato që kanë arritur mbrëmë dhe sot.

Loading...