ShowBiz

Rihanna dhe Chris Brown rindezin “zjarrin” mes tyre

auto_Chris-Brown-and-Rihanna-940x5451490011325

Historia e dashurisë, por edhe e ndarjes, mes Rihanna-s dhe  Chris Brown, është diskutuar gjatë  në media e duket se pikërisht kjo ndjenjë i ka bërë bashkë dy këngëtarët. Një burim është shprehur se ata kanë filluar sërish të flasin me njëri-tjetrin dhe janë ndër ata persona që nuk mund të rrinë kurrsesi larg.  Tashmë marrëdhënia e tyre është më e nxehtë se kurrë pasi Riri dhe Chris rrinë gjithë natën duke i shkruar njëri-tjetrit.

“Fillimisht biseda nisi nga rrjetet sociale për të vijuar më vonë në telefonat personalë.  Ata janë bërë për njëri-tjetrin”,- është shprehur një burim. “Nuk është thjesht “texting” por është “sexting””.

Kujtojmë se marrëdhënia mes dy këngëtarëve mori fund për shkak se Chris ishte i dhunshëm ndaj Rihanna-s. Pak javë më parë, dosjes së Brown iu shtua një tjetër akuzë nga ish-e dashura e tij, Karrueche, e cila e akuzonte se ka tentuar ta vrasë dhe e ka kërcënuar disa herë. Nuk e dimë se sa dakord është këngëtarja me këtë sjellje dhe karakter të Chris Brown, por duket se për të më të rëndësishme janë ndjenjat./Blitz.al/

To Top