Rikthehen temperaturat e ulta, ja parashikimet

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) deri të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, gjatë fundjavës, veçanërisht të dielën janë të mundshme reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta borë. Fundjavën e ardhshme, moti do të jetë më i ftohtë me temperatura prej vetëm disa gradë mbi zero dhe reshje të shiut dhe të borës, njofton MIA.

Deri të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në shumë vende temperatura maksimale do të tejkalojë 10 gradë, ndërsa në jug do të arrijë edhe deri në 14 gradë Celsius.

Nga e premtja, 17 shkurt, siç kumtoi DPHM-ja, do të rritet vranësira, ndërsa gjatë fundjavës dhe të hënën, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të shpeshta të dielën. Në male, reshjet do të jetë të borës.

Të hënën reshjet do të përfundojnë deri në fund të ditës kur në disa vende dhe në vendet më të larta të perëndimit mund të paraqitet borë e shkurtër. Temperatura e mëngjesit do të jetë në rritje deri të hënën kur gjithandej pritet temperaturë pozitive e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit megjithatë në jug do të jetë më e lartë, por drejt veriut, temperaturat do të jenë deri në 10 gradë.

Nga mesi i javës së ardhshme, në mënyrë afatshkurte, moti do të jetë më me diell të përcjellë me erë kryesisht veriore dhe temperaturat e ditës prej më shumë se 10 gradë do të jenë më të shpeshta sërish, veçanërisht në jug të vendit. Kjo erë veriore do t’i zvogëlojë kushtet për paraqitjen e mjegullës gjatë këtyre ditëve.

Nga fundi i javës dhe gjatë fundjavës nga 25 dhe 26 shkurt është periudhë e motit me reshje, ndërsa reshjet fillimisht do të fillojnë si reshje të shiut dhe pastaj gjithkund do të jenë reshje bore. Temperatura në këtë periudhë të ditës pritet të jetë deri në vetëm disa gradë mbi zero.

Edhe krahas këtij sistemi të vranët i cili do të sjellë reshje gjithkund në këtë periudhë nuk priten temperatura të ulëta të mëngjesit.

Loading...