El Principe Milito është rikthyer, por me një profil të ri. Diego Milito është shumë pranë rikthimit te Racing Club de Avellaneda, klubi ku lindi dhe mbylli karrierën, tani me detyrën e drejtorit sportiv.

 Ish-sulmuesi i Interit është takuar me drejtuesit më të lartë të skuadrës për të përcaktuar modalitetet e pozicionit të tij të ri.

Takimi ka qenë pozitiv, edhe pse drejtuesit e Racing kanë kërkuar kohë për të reflektuar rreth kërkesave të Diego Militos. Nuk flitet për para, por një projekt shumë i rëndësishëm. El Principe kërkon të sjellë një model evropian të drejtimit të klubit, që parashikon një “sekretariat teknik”, me të paktën 5 persona, mes të cilëve video-analist, vëzhgues dhe nutricionist.

Milito ka kërkuar një koordinator për skuadrat e të rinjve, si edhe të përzgjedhë trajnerin e ri që do të zëvendësojë trajnerin aktual, Diego Cocca. Emri më i përfolur është ai i Matia Almeyda.

Milito duket shumë afër Racing dhe vendimin e merr presidenti Victor Blanco, që në këto kushte do t’i delegojë një pjesë të përgjegjësive të tij ish-sulmuesit të Interit. Një rol të ngjashëm mban Francescoli te River Plate./Top Channel/

Loading...