Rikthehet pas dhjetë vitesh filmi ‘Mamma Mia: Here We Go Again!’, me pjesën e dytë

‘Mamma Mia: Here We Go Again!’, pritet të dalë me premierë më 20 korrik 2018, përcjell KultPlus.

Universal ka dhënë një njoftim të papritur duke treguar se shumë shpejt vjen pjesa e dytë e muzikalit ‘Mamma Mia: Here We Go Again!’, shkruan independent. Kësisoj pjesa e dytë e këtij filmi bashkë me këngën e grupit të njohur ABBA, do të rikthejnë pas dhjetë vitesh për të kënduar këtë këngë edhe aktorët si Meryl Streep, Pierce Brosnan, Amanda Seyfried dhe Christine Baranski, përcjell KultPlus.

Ol Parker, skenaristi i filmit ‘The Best Hotel Exotic Marigold’, do të shkruajë dhe do ta drejtojë vazhdimësinë e ‘Mamma Mia…’ ndërsa dy anëtarët e grupit ABBA Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus do të bëjnë edhe njëherë muzikën dhe tekstin e filmit.
‘Mamma Mia: Here We Go Again!’, pritet të dalë me premierë më 20 korrik 2018./ KultPlus.com

Loading...