Rikthehen rastet e gripit të derrit ose virusit H1N1. Sikundër raportohet virusi në fjalë është shfaqur në Elbasan, ku disa prej pacientëve janë detyruar të shtrohen në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll.

Mjekët kanë bërë të njohur se simptomat e gripit të derrit janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm, ku disa nga shenjat janë: Insufiçensa e rrugëve të frymëmarrjes, kollë, ngjirje zëri, vështirësi në frymëmarrje, kollë e shoqëruar me sekrecione, ulje të dëgjimit, dhimbje koke, dhimbje të shtuar të muskujve, mungesë oreksi dhe dobësim i shpejtë.

Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, i njejtë si gripi i normal. Menjëherë sapo pikasni këto shenja duhet të konsultoheni me mjekun.

Virusi A, H1N1 ka shkaktuar mbi 18,400 të vdekur në të gjithë botën, që nga shfaqja e tij për herë të parë në prill të 2009-ës në Meksikë.

Loading...