Rilindja shqiptare dhe “armiku i armikut”

FadilLepajaa

Fadil Lepaja

Kështu, pas pakënaqësive, të opinionit kosovarë se përse nuk reaguan as Kryeminstri i Shqipërisë e as ai i Kosoni vës, madje ata po duartrokisnin kësaj deklarate, Turqia pat kërkuar falje… nga Serbia. Sepse Serbia kishte reaguar zyrtarisht. Kjo garë serbo-turke se e kujt është Kosova, e cila mbështetet në tezën se njëra palë na paska çliruar nga tjetra, mohohet nga qarqet zyrtare turke edhe nga ato serbe.

“Po punojmë për rilindjen e kulturës turke në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” tha së voni kryeministri turk Davutoglu, duke harruar të u sqarojë shqiptarëve se çfar është duke bërë lidhur me rilindjen e kulturës shqipëtare në Turqi ku jetojnë si pasojë e shpërnguljeve disa miliona pasardhës tashmë të asimiluar të shqipëtarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët kishin përfunduar atje në bazë të marveshjeve serbo-turke. Ndërkohë ata pak Turq që jetojnë në Kosovë,Maqedoni gëzojnë liri të plotë në manifestimin e identitetit të tyre nacional e kulturorë, deri në shkollimin e plotë në gjuhën e tyre. Por Kryeministri nuk e ka fjalën për këtë kulturë. Ai flet për kulturën që e sollën këndejpari me majën e shpatës në kohën e ish perandorisë, dhe njëkohësisht flet për përpjekjet që kjo të shpalet si një ushtri çlirimtare me sulltanët të cilët krejt ato fushata lufte në Ballkan, i kishin filluar për të na çliruar nga Serbia mesjetare.

“Kosova është Turqi” pat klithur para pak vitesh,  edhe ish-kryeministri Erdogan,mu në qendër të Prizerenit, të po atij Prizerenin ku Lidhja Shqiptare anti-osmane e kishte selinë e vet.  Dy kryeministrat turq, ups shqipëtar Rama dhe Thaçi patën duartrokitur si pa të keq. Nejse kryeministri Rama e pranon me raste se është shqipëtar, por europian ama, ndërkohë që ish kryeministri i Kosovës ka dilemat e veta. Kosovar apo shqpëtar është ajo dilema e shpifur për të u bërë qefin ish kolonizatorëve, për të ndërruar identitet vetëm për të na pranuar sërish në “gjirin e ngrohtë perandorak”, se dikush mendon se të kesh identitet është luks.

Kështu, pas pakënaqësive, të opinionit kosovarë se përse nuk reaguan as Kryeminstri i Shqipërisë e as ai i Kosoni vës, madje ata po duartrokisnin kësaj deklarate, Turqia pat kërkuar falje… nga Serbia. Sepse Serbia kishte reaguar zyrtarisht. Kjo garë serbo-turke se e kujt është Kosova, e cila mbështetet në tezën se njëra palë na paska çliruar nga tjetra,  mohohet nga qarqet zyrtare turke edhe nga ato serbe.

Ndërkohë, Kryeministri shqiptar duke ndjekur një politikë europiane, asnjëherë nuk e tha se Kosova është Shqipëri. E zyrtarët çlirimtarë të Kosovës u kujdesën madje të bëjnë gjithçka, sidomos në rrafshin simbolik që në Kosovë të mos duket asnjë element shqipëtar në jetën publike, për të mos hidhëruar Serbinë dhe Turqinë. Kjo shkoi aq larg sa nënë presionin  serb apo turk të mohohej dhe të rishikohej çdo pjesë e identitetit shqipëtar e sidomos historia dhe kultura.

Ashtu sikurse Shqipëria e cila dikur nga pafuqia, varfëria kishte rënë nën ndikimin ekonomik dhe politik grek, ashtu tash Kosovën e izoluar nga perëndimi në njëlloj getoje, e kanë kapur në këthetra bizneset turke dhe ato joformale serbe, dhe tash po përflitet haptazi edhe plani turk për rikolonizimin e viseve shqipëtare si pjesë e një plani më të gjerë për rikthim në Ballkan. Për telashet që i shkakton çasja mesjetare serbe as të mos flasim, sepse kjo po e mban peng jo vetëm funksionimin normal të institucioneve në Kosovë por edhe vet mardhëniet shqiptaro serbe si kurrizi i një Ballkani euro-atlantik.

Delaratat e zotit Davutoglu, shpeshherë kanë shkaktuar shqetësim te opinioni publik i vendeve Ballkanike, sidomos me idenëë e ripërtritjes së ambicies për të u rikëthyer në ato vende të cilat i kishte sunduar perandoria osmane. Neo-osmanozmi lidhet shpesh me idetë e tij, duke e konsideruar atë ideologun kryesor të kësaj fryme e cila pretendon me u përhapë në formë të re përmes ekonomisë dhe kulturës atje ku dikurë ishte përhapur me shpatë. Arma e fuqishme turke gjithnjë qëndron prapa këtyre deklaratave. Por, publikimi i tyre kaq hapur, pa i mbuluar me kurfar argumentesh përpos pohimeve të disa përkrahësve lokal për “rolin çlirimtarë të ndonjë sulltani, tregon se kjo nuk është vetëm një politikë kërcnuese për ish vendet e pushtuara nga ish-perandoria por ka një rol të rëndësishëm edhe në vet argumentimin e brendshëm në Turqi, ku politika autoritare dhe jo-laike e presidentit Erdogan po humbë teren përballë forcave demokratike. Turqia demokratike gjithësesi ka filluar të i thotë jo një ekspansionit turk, në emër të fesë dhe në emër të korporatave të pangopura turke të cilat duke shfrytëzuar pushtetin e korruptuar i blenë me gjysëm çmimi kompanitë më fitimprusëse të Kosovës dhe bëjnë presion të fuqishëm që të blejnë edhe të tjerat çka kanë mbetur pa u gllabëruar. Atakimi i institucioneve laike është evident  përmes të financimeve në arsimin privat, dhe organizata kulturore, së fundmi edhe politike ku fëmijtë indoktrinohen kryesisht me koncepcione politike e fetare që mund të përmblidhen në një neo-osmanizëm të mbuluar,

Se krimet serbe, sidomos në Bosnje por edhe në Kosovë, po (keq)përdoren për të harruar krimet e dikurshme të perandorisë,  kjo tashmë është bëre krejtësisht e dukshme. Rilindjes europiane të shqipëtarve i del në rrugë rilindja neo-osmaniste e cila përpos se do të mbyllë për një kohë të gjatë dyertë e Evrpës për Turqinë, do të bllokojë edhe “aleatët” e kësaj rilindjeje neoperandorake, e cila përkundër fuqisë së padiskutueshme ekonomike dhe ushtarake sërish po detektohet si rrezik për qytetrimin europian dhe si e tillë do të ndalet në dyertë e Evropës, derisa Turqia vet të europianizohet dhe të demokratizohet..

Logjika e çlirimtarëve të cilët në vend të lirisë të ofrojnë rikolonizim dhe mohim të identitetit qytetrues të popujve është perandorake dhe gjithësesi antidemokratike dhe në këtë kontekst përpjekjet neosmaniste drejtpërdrejtë e sabotojnë rrugën europiane të shqipëtarve duke ofruar një konjukturë krejtësisht të paperspektivë dhe turbulente, dhe duke na rreshtuar sërish në anën humbëse të historisë duke na futur në konflikte të cilat nuk janë tonat.

Rilindja shqipëtare, e cila synon pajtimin me fqinjët dhe integrimet euro-atlantike padyshim se në rrugën e vet të suksesit dhe të faktorizimit të pashmangshëm në rajon,  duhet të ballafaqohet me një formulë të vjetër se “Armiku i armikut tim është, miku im”. Serbia dhe Turqia kanë shumë armiq dhe pak miq, por miqtë tonë mund të jenë vetëm Serbia dhe Turqia demokratike, dhe jo ato me ambicoe pushtuese, apo kolonizuese, pavarësisht se me çfar petku i veshin. Serbia dhe Turqia, me ide neoperandorake, qoftë ruse apo osmaniste, por për rilindjen shqipëtare,  janë njësoj në hartën gjeopolitike të Ballkanit, janë pengesë në rrugën tonë europiane. Vetëm Serbia dhe Turqia demokratike janë miqtë dhe aleatët tonë në rrugën e rindërtimit të kësajë pjese të Europës, e cila vazhdimisht synohej të kontrollohej nga kushdo që synonte ekspansion drejt kontinentit tonë.

Rilindja e kulturës turke në Ballkan, gjithësesi do të varet nga qasja e Turqisë zyrtare ndaj popujve të Ballkanit.  Sot nuk mund të pushtosh pa u pushtuar, dhe Davutoglu do të bënte mirë që rilindjen e kulturës turke ndër shqipëtarët të e fillojë me shkollimin në gjuhën shqipe në Turqi, duke hapur një universitet, shkolla të mesme dhe shumë biblioteka e qendra kulturore shqipëtare në Turqi, pa frikë nga pushtimi shqipëtar. Vetëm kështu mund të bindë shqiptart për një raport civilizues me interes reciprok.

 

Se shqipëtarët e kan kuptuar tashmë se formula “armiku i armikut tim,shtë miku im” nuk është modeli që duhet ndjekur. Janë me rëndësi edhe motivet dhe qëllimet!

Loading...