Të rinjët e fshatit Radushë kanë marrë iniciativë për ndërtimin e një shtëpie për Bajramin nga fshati Radushë i cili jeton në kushte mjaft të këqija, prandaj ju bëjnë apel të gjithë humanëve të ndihmojnë me çka kanë mundësi.

“Të nderuar bamirës anekënd trojeve shqiptare. Bëjmë apel që të ndihmohet Bajrami nga fshati Radushë i cili momentalisht jeton me gruan dhe djalin e tij Agimin në shtëpi të së cilës i mungon një banjo, kuzhinë dhe izolim i mirë, mungesë kjo e cila ka rezultuar me tejkalim të vështirë të stinës së dimrit. Duke pasur parasysh këtë fakt i cili preku thellë zemrat tona dhe besoi e njëjta gjë do të ndodhë me gjithë personat e ndjeshëm, vendosëm që me leje të Allahut të Madhëruar t’a ndërmarrim këtë iniciativë që Bajrami dimrat e radhës t’i presë me një buzëqeshje të ngrohtë dhe harmoni familjare më komode për një shumë prej 2o.ooo eurove”.

Shqiptarija ka dëshmuar humanitetin e saj ndërvite dhe pa diskutim do t’a dëshmojë edhe këtë radhë. Gjithsesi që lehtësimi i gjendjes së tij rezulton me lumturi dhe gëzim në shpirtrat tanë.

Personat të cilët dëshirojnë më shumë informata rreth aktivitetit në fjalë mund të kontaktojnë me përgjegjësin e Afrim Demiri në numrin e telefonit 071 884 791.

Loading...