Rinia e Sllupçanit ngren flamurin gjigant kuq e zi në qendër të fshatit (Foto)

Rinitarët e Sllupçanit sot kanë ngritur flamurin kuq e zi ne një shtizë gjigant në qendër të fshatit. Flamuri është ngritur në prag të fillimit të manifestimeve për shënimin e përvjetorit të luftës së UÇK-së në vitin 2001, shkruan Gazeta Lajm.
Sllupçani ishte ndër bastionet kryesore të UÇK-së, ku edhe u shpall zona e lirë në fillim të majit para 17 viteve.

Loading...