Jo të gjithë prej tyre mund të gjejnë punë pas diplomimit. Të dhënat e fundit të Agjencisë për Punësim, treguan se për momentin ka 12.133 të pa punësuar me arsim të lartë, 957 magjistra dhe 34 doktor shkencash të gjithë presin një vend pune të përshtatshëm për nivelin e tyre të arsimimit. E nëse nuk e gjejnë në vend pune këtu, synimi i të rinjëve janë vendet europiane. OJQ-të rinore kërkojnë nga politika, t’u krijojë mundësi për të ardhme më të mirë këtu, në vendin e tyre.

“Të jesh i ri në vendin tonë, do të thotë të jetosh në konvikte studentore të cilat janë në gjendje shumë të rëndë, të jesh i ri do të thot të mos pyetesh për procese shoqërore, të jesh i ri në vendin tonë do të thot të jesh i diplimuar dhe në fund të mos mund të gjejsh punë për arye se libreza partiake vlen pak më tepër dhe ajo është kusht i punësimit edhe në fund të fundit rinia ardhmërinë e vet edhe opsionin e tyre e shohin në vendet Evropiane”, tha Fari Hyseni nga forumi rinor arsimor.

“Aktualisht të rinjtë janë në një status quo dhe perspektiva në Maqedoni është jo aq e ndritshme për momentin… Është shumë e rëndësishme që të rinjtë, ta marrim në dorë vetë fatin e të ardhmes tonë dhe të vendosim se si duam të jetojmë, t’i hapim persektivat e reja, apo të ngelim këtu ku jemi dhe perpektivat t’i kërkojmë në vende të tjera”, tha Sefer Selimi nga OJQ “Democracy Lab”.

“Maqedonia ka mundësi shumë të mëdha për të rinjtë, mirëpo ka nevojë për një lloj proaktiviteti, për njëfar lloj guximi të cilin të rinjtë duhet ta ndërmarrin dhe ti shfrytëzojnë të gjitha mundësit që i kanë në dispozicion”, tha Albert Hani nga zyra lokale për të rinj “Rico”.

Autoritetet premtojnë të ardhme më të mirë. Sipas ministres së mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ftesa për antarsim në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE janë politika a që të rinjëve ua hapin dyert.

“Këtë vit ne fillum edhe pa antarsim në BE ti zbatojmë disa nga benefitet Evropiane, shembull është Garancia Evropiane për të rinjtë, Maqedonia është shteti i parë jashtë BE, që ofroi këtë mundësi. Nuk kam dilema se qytetarët më të zëshëm në Maqedoni për antarsim në BE dhe NATO, janë të rinjtë, ata jan të vetëdijshëm që jetën e tyre dhe familjeve të tyre më së shpejti mund ta ndyshojmë përmes antarsimit në NATO dhe BE”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.

Por edhe pse në ditën ndërkombëtare të të rinjëve, u diskutua pikërisht rreth perspektivës së të rinnjve me antarësimin e vendit në BE, në panelin e organizuar nga Agjencia për të rinj dhe sport, munguan pikërisht të rinjtë, të cilët ishin të paktë në numër dhe me kërkesa minimale. /RTM

Loading...