Ministri për punë të jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevičs, pas takimit me homologun grek Nikos Kotzias shprehu përkrahjen dhe pritjet për realizimin e Marrëveshjes së Prespës, me anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij për media, kreu i diplomacisë letoneze tha se do ta përdorë emrin Maqedonia Veriore, duke thënë: “Ne shpresojmë se procesi do të përfundojë me anëtarësim të Maqedonsië Veriore në NATO dhe BE, se ky kontest do të përfundojë dhe do të kemi edhe një shtet anëtar”.

Kotzias falënderoi homologun e tij Rinkevičs, duke përmendur kryesimin e Letonisë me BE-në gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, për “temat e rënda për të cilat kanë diskutuar, siç është kontesti i emrit me Maqedoninë, ku falë pozicionimit të kryesuesve të atëhershëm të BE-së mund të gjinden zgjidhje të mira”.

Loading...