ShowBiz

Rita Ora instalon pajisje të sigurisë në vlerë prej 20 mijë funte

20170320124732557600

Ajo ka punësuar një ekip specialistësh të sigurisë për të bërë shtëpinë e saj më të sigurt.

Rita Ora thuhet se ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, për çka ka paguar 20 mijë funte

Siç raporton The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë këtë hap për shkak të panikut që i ka shkaktuar incidenti në shtëpinë e saj 1.3 milionë dollarësh në Londër dy vjet më parë.

26 vjeçarja ishte tmerruar nga frika pasi hajduti Charaf Elmoudden, nga Muswell Hill, hyri në shtëpinë e saj, teksa ajo po flinte, transmeton kp.

Ai është dënuar më pesë vite burgim, mirëpo kjo nuk e ka qetësuar këngëtaren, shkruan Koha.net

Rita thuhet se ka instaluar edhe kamera CCTV, një alarm, një portë elektrike, sensorë në lëvizje, si një buton paniku afër dhomës së saj të gjumit.  / KultPlus.com

To Top