Rita Ora me të dashur të ri

RitaOra

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora sapo është ndarë nga i dashuri i saj, Ricky Hil por ajo nuk u pa zemërthyer kur u fotografua në Londër.

Anëtarja e jurisë “X factor” u pa nën shoqërinë e një mashkulli derisa dukej shumë e lumtur dhe e buzëqeshur.

Ora kishte veshur një palë xhinse, një bluzë me llogon e “Red Hot Chili Peppers” dhe një palë atlete.

24 vjeçarja po argëtohej nën shoqëerinë e një mashkulli të panjohur për publikun dhe duket se skena e tyre për të të vallëzuar ishin rrugët e Londrës.

Ndonëse Ora dhe miku i saj shiheshin shumë të afërt, akoma nuk është supozuar për një lidhje ose diçka romantike mes tyre.

Loading...