Rita Ora vazhdon të mbetet një ndër emrat e njohur në skenën muzikore ndërkombëtare.

Ajo ishte e angazhuar me koncerte të shumta, e së fundi u pa edhe në koncertin bamirës të BBC në Wembley, gjë për të cilën tregoi vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Faleminderit shumë BBC që më ftuat mua për të performuar, e dua atë se çka bën bamirësia dhe ju të gjithë! Çfarëdo që mund të bëj për t’iu ndihmuar, do të bëj!”, shkroi Rita.

Rita ka kohë që merret me organizime bamirësie, përmes UNICEF-it ku edhe punon. Organizata e bamirësisë mbështet 2 mijë e 700 projekte në komunitete përreth Britanisë së Madhe, që iu ndihmon fëmijëve në nevojë, qoftë atyre që janë ekstremisht të varfër, të sëmurë, ose që po përjetojnë stres apo traumë./21Media

Loading...