Rita Ora nuk pati edhe aq shumë fat me pushimet e fundit.

Këngëtarja ishte në Jamaica me miqtë e saj, por nga atje nuk shpëtoi ‘pa u lagur’.

Ajo ka shkelur në një iriq deti, një kafshë kjo qe jeton në brigjet e ujit dhe po shkele në të lëndimi nuk është i vogël.

Rita e ka vuajtur këtë lëndim në heshtje dhe ka qenë e gatshme të performojë para publikut këngën e saj të re “Your Song”, në New York, transmeton gazeta Hollywoood.

“Kam shkelur në një iriq dhe kam 25 nga thumbat e tij në këmbën tim. Dhimbja është e tmerrshme, por hej, jam këtu pranë jush dhe e gjallë e të paktën mund të lëviz”, ka thënë ajo para publikut të saj.

Loading...