Rita Ora do të jetë fytyra e revistës “Style”, që del në treg të dielen.
Përveç imazheve që ka realizuar për këtë revistë, Rita ka dhënë edhe intervistë si dhe ka qenë pjesë e një loje, shkruan lajmi.net.

Ajo është ‘detyruar’ të tregojë fotografitë personale në “Camera Roll”, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja rrëfen se ishte e sikletshme të jesh pjesë e një loje të tillë, por megjithatë ia doli mbanë.

Kujtojmë që më 11 maj do të publikohet projekti i ri i saj në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX. /Lajmi.net/

Loading...