Riza Halimi e quan matrapaz investitorin nga Suhareka (Video)

Kryetari i PVD-së Riza Halimi gjatë hapjes së fushatës së PVD-së dhe fjalimit të tij të mbajtur
ka folë edhe për investimet që bëhen në komunën e Preshevës dhe komunat tjera në jug të
Serbisë, si Vranjë, Leskoc e Vllasotincë.
Ai ka ofenduar rëndë pronarin e kompanisë nga Suhareka për prodhimin e këpucëve i cili do të
hap fabrikën për prodhimin e këpucëve në Preshevë duke e quajtur “Matrapaz”.
“Po ta kishim pas seriozisht edhe me këtë njeri, këta të qeverisë së Beogradit, kanë mujt
vetëm një pjesë të vogël të asaj që po investojnë në Vranjë, Surdulicë, Han, Leskoc,
Vllasotincë, edhe turqit erdhën, po i jep turku 1 milionë euro, po i jep qeveria në Beograd 1
milionë euro, një vend pune pe paguajnë deri 10.000 euro, çka po na ofrojn neve, po të vjen
një matrapaz atje prej Suhareke, dhe çka po të thotë, unë për këtë njeri pe hapi, jo për
interes të vetin, dhe po duhet komuna më e pazhvillume me paguajt qira, kujt mi pagu,
shtetit, a çaj shtet te komuna tjera po hap me milionë vende të reja të punës dhe ktu po ta
ofron një çështje që nuk bohët” ka thënë Halimi.(presheva.com)

Loading...