Rodriguezi i kënaqur me interesimin e PSG-së

Mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, e ka pranuar se ndihet i lumtur me interesimin e Paris Saint-Germainit për të gjatë kësaj vere.
Zvicerani iu bashku Milanit nga skuadra gjermane, Wolsfburgu, në verën e vitit 2017 dhe ka qenë pjesë e transferimeve të mëdha të “Kuq e Zinjve” në atë verë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë i rëndësishëm për Milanin në stinorin e kaluar, veçanërisht në pjesën e dytë të stinorit nën menaxhimin e trajnerit Gennaro Gattusos.

“Po ka pasur një interesim nga PSG dhe ka qenë një ndjenjë e mirë për mua. Por unë ende jam në Milan, në një stadium si San Siro, që është i nivelit të lartë, ku tifozët janë të çmendur”.

“Deri më tani Milani më ka trajtuar shumë mirë. Gattuso është një person korrekt, i sinqertë, një trajner që e do futbollin. Ne jemi gati që të bëjmë gjithçka për të”. /Gazeta Express/

Loading...