Parkoj makinen ne nje cep te humbur te nentokes se nje qendre tregtare mes kryeqytetit. Meqe rrezikoja te me ikte orari i faljes strukem diku pas makines per te kryer ritin e fese time. Sapo mbaroj me vjen roja :

– Zonje kjo qe sapo bere nuk lejohet.

-Cfare bera?

– Nuk lejohet te falesh ketu eshte rregullore.

– Ku e ke te shkruar kete?

– Te shkruar e kemi tek kabina qendrore po te duash ta tregoj.

– Patjeter dua te shikoj kete rregullore qe guxon te shkele ligjin.

Shkojme tek kjo “qendra e rojeve” te qendres luksoze. Me tregojne rregulloren. Ne nje nga pikat thuhej:

“Ndalohet predikimi ne ambjentet e qendres (falja)”

-“Zoteri une jam avokate dhe dua te ankimoj kete shkelje ligjore diskriminuese per pjesen ne kllapa, a mund te me jepni nje kopje te rregullores apo ti bej nje foto?”

Sigurisht zoteria nderroi cehre dhe u tremb. Menjehere me referon tek shefi i tij qe sipas hierarkise edhe zyren e kishte mbitoke sigurisht. Shefi nuk ishte jurist po i interesonte te dinte bazen time ligjore qe ia tregova fale google.

U habit dhe u perpoq te justifikoje se kjo eshte prone private dhe une bej c’te dua. I sqarova “skllavit” me rroge te koheve te sotme se ligjerisht ti ben c’te duash ne shtepine tende po edhe aty serish nuk je i lire 100%. I pamundur per te triumfuar ndaj argumenteve te mia me sugjeron te kontaktoj zyren juridike…

Ne duhet te mesohemi qe sa kohe nuk e mbrojme te drejten tone, me kembengulje durim e pa vetegjyqesi, persa kohe sillemi si dele e lepuj, per aq kohe do kete viktima e te nenshtruar skllever te denje te sistemit.

___________

Shkrimi eshte shkeputur nga statusi i Facebook i avokates shqiptare Migena Balla/ Mesazhi

Loading...