Romani i Kadaresë, një projekt i madh filmik ruso-shqiptar

Regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov promovoi në Tiranën projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi këtë javë Filmi, do të flasë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.


Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, shkruan Pasqyra.al

Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim./KultPlus.com

Loading...