Ronaldinho prezantohet te Fluminense

Ronaldinho

Ronaldinho u prezantua përpara 45 mijë tifozëve në “Maracana” me fanellën e skaudrës së tij të re, Fluminense. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2005 u prit nga 45 mijë spektatorë në stadiumin legjendar të Rio de Janeiros, që ishin grumbulluar për t’i uruar mirëseardhjen kampionit të Botës të vitit 2002. Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Vasco De Gamës kishte deklaruar se Ronaldinho do të luante për skuadrën e tij, por 35- vjecari jo vetëm që nuk firmosi për Vascon por në krahun tjetër arriti marrëveshjen me rivalët e tyre më të urryer të Fluminenses.

Klubi i hutave, sic njihet ndryshe në Brazil është i katërti në karrierën e Ronaldinhos në Brazil, teksa më herët ka luajtur me Gremion, Flamengon dhe Atleticon e Mineiros. Vetë futbollisti u shpreh i kënaqur për arritjen e marrëveshjes dhe premtoi se do të ndihmojë skaudrën të fitojë trofe të shumtë, mes të cilëve dhe titullin e kampionit në Brazil, që është i vetmi që i mungon palmaresit të tij.  Ronaldinho u prezantua përpara tifozëve të tij të rinj pikërisht përpara derbit me Vascon. Blerja e tij megjithatë nuk i solli fat ekipit të ri, që u mund 2-1 nga rivalët ndërqytetas.

Loading...