Ronaldo bën magji në stërvitjen e Juventusit (Video)

Cristiano Ronaldo ka ekzekutuar një gjuajtje të pabesueshme në stërvitjen e Juventusit.

Pas goditjes së portugezit topi mori një kahje të pazakontë. U nis në të majtë, pastaj përmenjëherë ndërroi drejtimin dhe shkoi në anën e kundërt.

Edhe pse nuk ka shënuar gol, Ronaldo është i lumtur te Juventusi. Ai po shihet se kënaqet në stërvitje dhe se ka raporte të mira me bashkëlojtarët. Juventusi në javën e tretë të Serie A do të takohet me Sasuolën.

Loading...