Ronaldo debuton sot në Serie A

Sonte duke filluar nga ora 18:00, kampionët e Italisë, Juventus, do të ballafaqohen kundër, e cila njëherësh është ndeshja hapëse e Serie A.

Kurse nga ora 20:30 nënkampionët e Italisë, Napoli, do të përballen kundër Lazio në Stadio Olimpico.

Të dy skuadrat që ishin në maje të tabelës sezonin e kaluar do të luajnë si mysafire fillimin edicionit të ri.

Kampionët e Italisë që transferuan yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, janë favoritë në këtë ndeshje falë edhe bilancit të ndeshjeve kundër Chievo-s, ku Juventus njeh pesë fitore.

Në anën tjetër, nënkampionët e Italisë, Napoli, do të zhvillojnë derbin e parë këtë edicion kundër Lazio.

Skuadra e Carlo Ancelotti ka bilanc më të mirë në derbin e Serie A, ku nga pesë ndeshje ka katër fitore dhe një barazim.

Loading...