Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka gjetur kohë ta lavdërojë Cristiano Ronaldon për arritjet e tij dhe beson se ylli i Real Madridit do të shënojë edhe shumë gola në të ardhmen.

Portugezi së fundmi e kaloi Raul Gonzalezin si golashënuesi më i mirë në histori të “Los Blancos”, ndërsa ai kishte luajtur edhe në Manchester United në periudhën 2003-2009. E rekordet e tij po e impresionojnë ish-bashkëlojtarin anglez.

“Mendoj se është një arritje e madhe. Unë kam bërë status në rrjetet sociale për ta uruar atë”, deklaroi Rooney për uebfaqen zyrtare të Unitedit.

“Është e jashtëzakonshme, vërtet, numri i golave që i ka shënuar dhe numri i ndeshjeve që i ka zhvilluar. Ai e meriton të urohet për arritjet dhe jam i sigurt se do të vijnë më shumë gola. Janë vetëm 2-3 lojtarë në botë që mund t’i arrijnë këto statistika dhe ata janë Ronaldo e Messi”, vijoi ai. /Zëri/

Loading...