Ronaldo e bleu Valladolid-in

Legjenda e Brazilit dhe Real Madridit, Ronaldo do të jetë pronari kryesor i Real Valladolid, pas blerjes së 51 përqind të aksioneve në ekipin e La Liga për 30 milionë euro. Ronaldo u prezantua në një ceremoni të hënën, së bashku me pronarin aktual dhe presidentin Carlos Suarez dhe kryebashkiakun e qytetit Oscar Puente. Ai tha se shumëllojshmëria e eksperiencave të tij në futboll, i kanë krijuar mundësinë për të zotëruar një klub.

“Ne duam të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm për të konkurruar dhe do të jemi transparent në menaxhimin tonë”, tha Ronaldo. ”

“Së bashku, jam i bindur se do të jetë shumë e vështirë për të na mposhtur. Dua që të gjithë të ndihmojnë në ndërtimin e këtij klubi, ftoj edhe tifozët që të marrin pjesë në këtë projekt. Duke na dhënë ide, sugjerime, kritika dhe shpresa. Dua të jem pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Real Valladolid “.

Suarez, i cili zotëron 66 për qind të aksioneve në klub, beson se shitja e një aksioni ndaj Ronaldos, vetëm do ta ndihmojë atë të ketë sukses.

“Ardhja e Ronaldos do t’i lejojë klubit të rris kualitetin”, ka thënë Suarez. “Unë i uroj mirëseardhjen atij në shtëpinë e tij.” Puente gjithashtu ka thënë për të përditshmen spanjolle AS më parë, se ai do t’a mirëpriste ardhjen e Ronaldos në Real Valladolid si pronar i klubit. “Ai është një ikonë e botës sportive. Së bashku me Michael Jordan, ai është i vetmi person që ka një kontratë jetësore me Nike. Ai do të sillte shumë vlerë në Valladolid”,  ka thënë kryebashkiaku.

Loading...