Sport

Ronaldo: Jam shumë i lumtur, shpresoj ta fitoj çdo vit Ballon d’or

1111

Është hera e pestë që lojtari i përfaqësueses portugeze fiton çmimin, duke barazuar rivalin e tij historik Lionel Messi.
Ronaldo shënoi 42 gola në të gjitha kompeticionet gjatë 2016/17, duke udhëhequr Real Madrid drejt dopietës në La Liga dhe Champions League.
“Jam shumë i lumtur. Të marr këtë çmim në Paris është një eksperiencë e mrekullueshme,” shprehet Ronaldo për L’Equipe.
“Është një moment i madh për karrierën time. Është diçka që shpresoj ta fitoj çdo vit. Kishim një vit fantastik. Isha golashënuesi më i mirë i Champions League, kështu që dua të falënderoj shokët e skuadrës.

“Ata ishin shumë të rëndësishëm për mua. Dhe gjithashtu falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar të kem një formë të mirë gjatë sezonit.”
Ky është viti i dytë radhazi që Ronaldo ka fituar çmimin e prezantuar nga France Football, dhe ai gjithashtu është emëruar si Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s për 2016/17.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top