Nga Londra ku ndodhej për prezantimin e filmit të tij, Cristiano Ronaldo foli për shumë gjëra. Fillimisht portugezi u ndal te Reali i Madridit që të Dielën pësoi humbjen e parë sezonale pasi u mposht 3-2 nga Sevilla, por nga ana tjetër shprehu gjithë lumturinë e tij që tashmë do të jetë pjesë e një filmi.

” Sigurisht që jam pak i mërzitur për ndeshjen ndaj Sevillas, por kjo është ditë e vecantë për mua dhe nuk dua ta prish me mendime negative. Jo të gjithë futbollistët kanë mundësi që njerëz të tillë tu realizojnë një film. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme për mua. Është një moment unik në jetën time, jam i lumtur dhe dua ta shijoj”.

Mourinho dhe Ancelotti kanë qenë dy trajnerë shumë të rëndësishëm në karrierën e tij të deritanishme dhe Cristiano nuk ngurron ta nënvizojë këtë fakt.

” Të punoj sërish me Mourinhon? Përse jo. Në fakt kam edhe dy vite të tjera kontratë me Realin e Madridit por asnjëherë nuk i dihet se cfarë mund të  ndodhë në të ardhmen. Jose është një trajner i shkëlqyer dhe jam i lumtur që kam qenë nën urdhrat e tij. Në lidhje me Ancelottin dua të them që ai është një njeri fantastik. Një trajner i madh dhe mbi të gjitha një person i mrekullueshëm. Ajo që të mbetet nga trajnerët është personaliteti i tyre. Falë Ancelottit fituam La Deciman dhe jam shumë i kënaqur për këtë”.

Në fund Ronaldo tregoi edhe një prapaskenë të karrierës së tij. Kur ishte pjesë e Sportingut ai kërkohej nga shumë klube por zgjodhi Manchester United pas një pakti me Sir Alex Ferguson. 30-vjecari shtoi gjithashtu se do ti pëlqente të rikthehej një ditë te Djajtë e Kuq.

” Më kërkonin edhe Interi , Barcelona e  Valencia, por dëshira ime ishte të bashkohesha me Manchester United. Më dëshironte një trajner legjendar si Ferguson dhe ai i premtoi menaxherit tim se do të luaja në 50% të ndeshjeve që në vitin e parë. A mund të rikthehem te Manchester United? Kurrë mos thuaj kurrë”.

 

Loading...